Edukimi për
parandalimin
e dhunës

Puna jonë në shkolla

Në bashkëpunim me drejtoritë komunale të arsimit dhe stafet pedagogjike, zhvillojmë aktivitete dhe trajnime të dedikuara për nxënësit dhe mësuesit. Përmes ligjëratave ndërgjegjësuese, diskutimeve interaktive dhe punëtorive praktike, trajtojmë tema që lidhen me barazinë gjinore, dhunën në familje, komunikimin e shëndetshëm, edukimin seksual dhe rëndësinë e mbështetjes psikosociale.

Këto aktivitete synojnë të krijojnë një ambient shkollor më gjithëpërfshirës, ku nxënësit ndihen të sigurt të shprehen dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë. Edukimi seksual i përshtatur për moshat e tyre i pajis me njohuri të sakta dhe të dobishme për trupin, marrëdhëniet dhe kufijtë personalë, duke ndihmuar në parandalimin e abuzimit dhe promovimin e shëndetit të përgjithshëm.

 

AVOKIMI

Avokimi është një nga shtyllat kryesore të punës sonë. Përmes hulumtimeve, monitorimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet publike, ne angazhohemi që të sjellim ndryshime konkrete në politikat dhe praktikat që prekin jetën e grave dhe vajzave.

Qasja jonë bazohet në të dhëna dhe përvoja reale të përfituesve, duke siguruar që zëri i tyre të dëgjohet në tryezat vendimmarrëse. Ne hartojmë rekomandime, zhvillojmë kampanja ndërgjegjësuese dhe ndërlidhim komunitetin me përfaqësues të pushtetit lokal dhe qendror, me qëllim që mbrojtja nga dhuna dhe promovimi i barazisë gjinore të jenë prioritet i pandashëm.

Përmes këtij angazhimi, synojmë të forcojmë llogaridhënien institucionale, të rrisim transparencën dhe të nxisim zbatimin e ligjeve ekzistuese, në mënyrë që të sigurojmë një sistem më të drejtë dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të grave dhe komunitetit në tërësi.

Bëhu pjesë e jona

Bashkohu me ne dhe bëj ndryshimin!