Është përmbyllur cikli i takimeve me njësitë e Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë, me takimin e fundit të zhvilluar me Qendrën për Punë Sociale – Bregu i Diellit.
Gjatë këtij takimi është diskutuar forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i mekanizmave të referimit të rasteve, me qëllim të sigurimit të mbështetjes më të shpejtë, më të koordinuar dhe më të sigurt për gratë dhe familjet në nevojë.
Follow Up shpreh falënderim për të gjitha njësitë e QPS për bashkëpunimin dhe gatishmërinë për dialog. Ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të mbështetjes në terren dhe përmirësimit të koordinimit ndërinstitucional.


