Fillimi i takimeve me Qendrat për Punë Sociale në Prishtinë

Follow Up ka nisur procesin e takimeve me njësitë e Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe përmirësimit të mekanizmave të referimit të rasteve.

Takimi i parë është zhvilluar me Qendrën për Punë Sociale – Qafa, ku janë diskutuar në mënyrë konkrete mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimi i mekanizmit të referimit, me synim që gratë dhe familjet në nevojë të kenë qasje më të shpejtë, më të koordinuar dhe më të sigurt në shërbime.

Gjatë takimit janë prezantuar shërbimet që ofron Follow Up në fushën e mbështetjes psiko-sociale, punësimit, shoqërimit të rasteve dhe ofrimit të mbështetjes praktike, si pjesë e një qasjeje të integruar për fuqizimin dhe ri-integrimin e grave.

Ky proces i takimeve synon ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe forcimin e bashkëpunimit në terren, në mënyrë që asnjë rast të mos mbetet pa mbështetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *