Kampanja “Shporta e Mirësisë”, e realizuar gjatë gjithë muajit dhjetor nga Follow Up në bashkëpunim me Viva Fresh Store, u përmbyll me sukses si një iniciativë sociale që synoi mbështetjen e grave që kanë përjetuar dhunë në familje.
Për një muaj rresht, qytetarët u bënë pjesë e Shportës së Mirësisë në pikat e Viva Fresh Store, duke dhuruar produkte të përditshme nga shportat e tyre. Çdo kontribut, sado i vogël, u kthye në mbështetje konkrete për gratë që janë në proces të rindërtimit të jetës së tyre. Produktet e mbledhura u shpërndanë me kujdes dhe u pritën me mirënjohje nga përfitueset.
Dhjetori u shndërrua në një muaj të ndarjes, kujdesit dhe shpresës — falë qytetarëve që u ndalën, dhuruan dhe u bënë pjesë e nismës, si dhe falë pranisë së vazhdueshme të ekipit të Follow Up në pikat e Viva Fresh Store, ku pati hapësirë për bisedë, informim dhe ndërgjegjësim.
Një falënderim i madh për Viva Fresh Store dhe për secilin që dëshmoi se një gjest i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh.


