Follow Up pati kënaqësinë të prezantojë në Ora e Pasdites në Klan Kosova planin e kampanjës “Mbush Shportën e Dikujt Tjetër me Shpresë – Kontribo për viktimat e dhunës në familje.” 💛🛒
Kjo kampanjë u krijua për t’i dhënë mundësi blerësve të dhurojnë nga shporta e tyre një produkt – sado të vogël – si një kontribut për viktimat e dhunës në familje. Në këtë mënyrë, komuniteti bashkohet rreth një kauze humanitare, duke sjellë shpresë dhe mbështetje për ata që kanë nevojë.
Ndiqni kampanjën tonë, e cila do të nisë së shpejti, dhe ofroni kontributin tuaj për këtë kauzë të rëndësishme.
Një falënderim i veçantë shkon për Viva Fresh Store për bashkëpunimin e frytshëm dhe për Klan Kosova për mundësinë e kësaj bisede.


