Follow Up zhvilloi një takim me përfaqësues të Komunës së Lipjanit për të hapur procesin e monitorimit të Planit të Veprimit Komunal për Barazi Gjinore.
Takimi përfshiu aktorë kyç nga institucionet lokale dhe grupet e përfshira në hartimin e planit, duke krijuar një frymë bashkëpunimi dhe përkushtimi të ndërsjellë. Ky ishte një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të barazisë gjinore në nivel lokal dhe një vazhdim i natyrshëm i takimit të mbajtur në Viti, duke dëshmuar përkushtimin tonë për një qeverisje më të barabartë dhe të përgjegjshme në të gjitha komunat përfituese.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë pozitive dhe gatishmërinë për bashkëpunim.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga European Union in Kosovo dhe implementuar nga UN Women Kosovo.


