Aktivitet i Ndihmës për Nënat Vetëushqyese dhe Përfitueset e Shërbimeve Sociale

Follow Up shpreh mirënjohje të veçantë për Fluidi Group dhe Fondacionin “Floil Cares” për dhurimin e 30 voucher-ëve për Mamografi dhe Ekzaminim Ekografik për nënat vetëushqyese dhe ato që kanë përfituar shërbime sociale strehimi.

Gjithashtu, falenderojmë Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – Prishtinë dhe Single Parent Association për mbështetjen e tyre në përzgjedhjen e grave përfituese.

Ky aktivitet thekson rëndësinë e zbulimit të hershëm, duke kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e grave dhe duke shpëtuar jetë.