Sesione Vetëdijësuese për Nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Shkëndija”

Në kuadër të projektit “Shërbime efikase dhe rrjet mbrojtës për viktimat potenciale të dhunës në familje”, u mbajt sesioni i parë informues mbi identifikimin dhe raportimin e dhunës për nxënësit e Shkollës së Mesme të Ulët “Shkëndija”.

Ky aktivitet synon të informojë fëmijët dhe adoleshentët mbi të drejtat e tyre, duke kontribuar në ndërtimin e një jete pa dhunë. Ai u realizua me mbështetjen e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale – Prishtinë.