Pas një viti të mbushur me punëtori dhe trajnime, Follow Up përfundoi me sukses Shkollën për Aktivizëm, të organizuar nga Kosovar Civil Society Foundation (KCSF).
Pjesëmarrja në këtë program na dha mundësinë të përfitonim ekspertizë në fusha të ndryshme përmes procesit të mentorimit të ofruar falas nga ekspertët e KCSF-së. Si rezultat, ne po zhvillojmë dokumentet e brendshme të organizatës që do të ngrisin cilësinë e punës tonë.
Gjithashtu, ky program na lejoi të takonim shumë partnerë të rinj nga OShC të ndryshme, duke zgjeruar rrjetin tonë të bashkëpunimit.
Follow Up falënderon KCSF për profesionalizmin dhe për mundësinë e ofruar për ngritjen e kapaciteteve të organizatës sonë


