Follow Up Nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me Drejtorinë e Arsimit të Prishtinës

Organizata për Integrim dhe Zhvillim Social Follow Up ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prishtinës, në një takim me drejtorin Samir Shahini.

Ky memorandum synon të rrisë qasjen e fëmijëve të nënave vetëushqyese, të mbijetuara nga dhuna në familje, në kopshtet dhe shkollat fillore publike të Prishtinës.

Përmes këtij bashkëpunimi, do të lehtësohet përditshmëria e nënave vetëushqyese dhe do të përkrahet zhvillimi i hershëm dhe arsimimi i fëmijëve.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të grave dhe krijimit të një të ardhmeje më të sigurt dhe më të barabartë për fëmijët.