Follow Up pati kënaqësinë dhe nderin të organizojë eventin e mirënjohjes “Bizneset për Gratë”, një iniciativë e dedikuar për të nderuar dhe falënderuar aktorët që kanë kontribuar në fuqizimin e grave dhe mbështetjen e grave të mbijetuara nga dhuna.
Ky event mblodhi së bashku bizneset dhe organizatat partnere, Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtorinë e Mirëqenies Sociale – Prishtinë, të cilat ndër vite kanë qëndruar pranë Follow Up, duke hapur dyert e tyre dhe duke krijuar mundësi konkrete për gratë e mbijetuara.

Falë këtij bashkëpunimi të vazhdueshëm, shumë gra kanë gjetur mundësi punësimi dhe riintegrimi në shoqëri, duke ndërtuar një jetë të re me dinjitet, pavarësi dhe siguri. Ky event është një përkujtim i rëndësisë së secilit hap, qoftë edhe të vogël, drejt barazisë dhe fuqizimit të grave.
Pjesëmarrësit ndoqën videove dhe rrëfimeve të grave të mbijetuara, të cilat pasqyruan përvojat dhe sfidat e tyre, si dhe sukseset e arritura përmes mbështetjes së marrë nga komuniteti dhe institucionet. Në këtë mënyrë, reflektuam mbi rëndësinë e vazhdimësisë së angazhimit tonë dhe mbi historinë e Follow Up, një rrugëtim i përbashkët me shumë sfida dhe arritje, i bazuar në solidaritet dhe bashkëpunim.



