Vizituam zyrat komunale në Viti, Ferizaj dhe Lipjan për të dorëzuar Raportet Preliminare të Monitorimit dhe Vlerësimit të Planeve Lokale të Veprimit për Barazinë Gjinore.
Raportet paraqesin gjetjet kryesore mbi zbatimin e planeve: progresin e bërë, sfidat me të cilat janë përballur drejtoritë komunale, si dhe boshllëqet në mbledhjen e të dhënave dhe koordinimin ndërsektorial. Në to gjenden gjithashtu rekomandime konkrete për përmirësimin e planifikimit, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal.
Me dorëzimin e këtyre raporteve synojmë të nxisim dialog konstruktiv dhe bashkëpunim më të gjerë ndërmjet institucioneve dhe komunitetit për të avancuar barazinë gjinore.
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore të financuar nga European Union in Kosovo, dhe implementuar nga UN Women Kosovo.



