Pas takimeve të suksesshme në Viti dhe Lipjan, u mbajt edhe takimi me përfaqësues të Komunës së Ferizajt, duke shënuar nisjen e procesit të monitorimit të Planit të Veprimit Komunal për Barazi Gjinore në këtë komunë.
Ky takim bashkoi akterë lokalë dhe kontribues të planit, duke përforcuar përkushtimin e përbashkët për barazi gjinore dhe qeverisje të përgjegjshme.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si pjesë e Instrumentit për Barazi Gjinore, të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe implementuar nga UN Women Kosovo.