Takimi Fillestar me Komunën e Vitisë

Zhvilluam takimin e parë zyrtar me Komunën e Vitisë për të shënuar fillimin e zbatimit të iniciativës për monitorimin e Planit të Veprimit Komunal për Barazi Gjinore.

Ky takim mblodhi përfaqësuesit kyç që kanë kontribuar në hartimin e këtij plani, duke vendosur themelet për një proces transparent dhe të përgjegjshëm.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe përkushtimin e tyre dhe shpresojmë në një bashkëpunim të suksesshëm në vijim.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, të mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit “Instrumenti për Barazi Gjinore”, i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë dhe i implementuar nga UN Women në Kosovë.

titulli

Përfunduam me sukses ciklin e shërbimeve të këshillimit psiko-social, përmes psikoterapisë grupore, së bashku me anëtarët e shoqatës HANDIKOS – PRISHTINË.Për 14 javë ishim bashkë

Read More