Anëtarja e ekipit tonë, Endrita Lakna, përfaqësoi me profesionalizëm organizatën Follow Up në një punëtori dyditore të rëndësishme të organizuar nga OSBE në Kosovë, e cila kishte në fokus avokimin dhe ndërtimin e partneriteteve për organizatat e shoqërisë civile.
Gjatë kësaj punëtorie, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë strategji të avancuara për ngritjen e zërit të qytetarëve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet organizatave dhe institucioneve publike, si dhe të shkëmbejnë përvoja dhe praktika të mira nga kontekste të ndryshme.
Pjesëmarrja jonë në këtë ngjarje reflekton angazhimin e vazhdueshëm të Follow Up për të fuqizuar aktorët e shoqërisë civile dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi që sjellin ndikim pozitiv në komunitet.
Jemi krenarë për përfaqësimin e bërë nga Endrita dhe falënderojmë OSBE-në për mundësinë dhe hapësirën për zhvillim profesional!