Përfunduam me sukses ciklin e shërbimeve të këshillimit psiko-social, përmes psikoterapisë grupore, së bashku me anëtarët e shoqatës HANDIKOS – PRISHTINË.
Për 14 javë ishim bashkë – duke ndarë përvoja, sfida dhe emocione, duke mësuar nga njëri-tjetri dhe mbi të gjitha, duke fuqizuar personat me aftësi të kufizuara për një jetë më të pavarur.
Ky proces i dha hapësirë për rritje personale dhe forcim të mekanizmave për t’u mbrojtur nga dhuna psikologjike apo fizike.
Këto aktivitete u mundësuan me mbështetjen e Ministria e Drejtësisë
.

Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij udhëtimi! 
