Rreth nesh
Mbështetje reale, ndryshim i qëndrueshëm


Rreth Nesh
Follow Up është një organizatë joqeveritare e licencuar për ofrimin e shërbimeve sociale për gratë dhe fëmijët e mbijetuar nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore. E themeluar nga ekspertë të fushës sociale dhe të drejtave të grave, ne punojmë për të thyer ciklin e dhunës dhe për t’u mundësuar grave një jetë të pavarur, të sigurt dhe me dinjitet.
Si një qendër gjithëpërfshirëse, ofrojmë mbështetje të plotë që përfshin këshillim psikosocial, aftësim profesional dhe ndërlidhje me shërbime e institucione të tjera. Çdo shërbim ndërtohet mbi nevojat reale të grave, të dëgjuara drejtpërdrejt nga ato.
Veprimtaria jonë shtrihet në komunitete, shkolla, institucione dhe biznese, duke krijuar një rrjet mbështetjeje që u mundëson grave dhe familjeve të tyre jo vetëm mbijetesë, por edhe zhvillim të plotë.
Nga mbështetja te transformimi
Në Follow Up, çdo iniciaativë synon të krijojë kushte të qëndrueshme për një jetë më të sigurt dhe dinjitoze për gratë dhe fëmijët e mbijetuar të dhunës. Për ne, rrëfimet e suksesit nuk janë vetëm histori individuale, por dëshmi konkrete se si mbështetja e integruar psikosociale, edukative dhe ekonomike mund të thyejë ciklin e dhunës.
Këto përvoja tregojnë se kur gratë dhe fëmijët marrin mbështetjen e duhur, ata jo vetëm që tejkalojnë vështirësitë, por bëhen pjesë aktive dhe kontribuese në shoqëri.
Rruga drejt sigurisë dhe dinjitetit
Çka na bën neve më ndryshe?
Qasje gjithëpërfshirëse dhe e personalizuar
Ne i qasemi çdo rasti me vëmendje të veçantë, duke përshtatur mbështetjen sipas rrethanave dhe nevojave specifike.
Kjo na mundëson të ofrojmë ndihmën e duhur për një proces të qëndrueshëm integrimi dhe pjesëmarrje të plotë në shoqëri.
Mbështetje psiko-sociale e thelluar
Jo vetëm ndihmë materiale, por edhe përkrahje emocionale dhe psikologjike, që fuqizon individët për të kapërcyer sfidat dhe për të ndërtuar një jetë më të qëndrueshme.
Partneritete të forta dhe angazhim në komunitet
Punojmë ngushtë me organizata lokale, institucione dhe vullnetarë për të krijuar një rrjet mbështetjeje të gjerë dhe efektiv, që arrin tek ata që kanë më shumë nevojë.
Njihuni me ekpin

Agmie Osmani
- Drejtoreshë Ekzekutive
Me përvojë dhe përkushtim, Agmie udhëheq organizatën drejt ndryshimeve pozitive në komunitet.