Ndikimi yne

Forca e Komunitetit tonë

Që nga themelimi, Follow Up ka qenë pranë qindra grave dhe fëmijëve të mbijetuar të dhunës në familje dhe me bazë gjinore. Përmes shërbimeve tona të personalizuara kemi ofruar mbështetje psikosociale, strehim të përkohshëm, aftësim profesional dhe ndërlidhje me institucione e biznese që u hapin rrugën drejt punësimit dhe pavarësisë ekonomike.

Ndikimi ynë nuk kufizohet vetëm te individët. Duke punuar në komunitete, shkolla dhe institucione, kemi rritur ndërgjegjësimin për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave, duke sfiduar stigmat dhe duke promovuar një kulturë të re solidariteti.

Me partneritete të qëndrueshme dhe një rrjet të gjerë bashkëpunimi, kemi krijuar mundësi që mbështetja të jetë e vazhdueshme, jo vetëm një ndërhyrje e përkohshme. Kjo qasje ka ndihmuar që shumë gra të mos kthehen më në ambiente të pasigurta, por të ndërtojnë jetë të reja me dinjitet.

Për ne, çdo histori suksesi është dëshmi se ndryshimi është i mundur kur mbështetja është e drejtë, e plotë dhe e qëndrueshme.

Ndikimi që Flet Vetë

Çdo rezultat tregon përkushtimin tonë ndaj grave dhe komunitetit. Përmes seancave të rregullta të këshillimit psikosocial, trajnimeve profesionale, dhe ndërlidhjes me punësim e strehim të sigurt, kemi hapur mundësi të reja për zëra që shpesh mbeten të heshtur. Çdo hap që ndërmarrim ka një synim të qartë: të krijojmë një jetë më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë.