Vazhdimi i procesit të takimeve me Qendrat për Punë Sociale në Prishtinë

Procesi i takimeve me njësitë e Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Prishtinë ka vazhduar me takimin e dytë, i cili është zhvilluar me Qendrën për Punë Sociale – Kodra e Trimave.

Gjatë këtij takimi është diskutuar forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe i mekanizmave të referimit të rasteve, me synim sigurimin e mbështetjes më të shpejtë, më të koordinuar dhe më të sigurt për gratë dhe fëmijët e prekur nga dhuna në familje.

Ky proces i takimeve synon forcimin e koordinimit në terren dhe ndërtimin e partneriteteve funksionale, për të garantuar që rastet e dhunës në familje të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe pa vonesa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *