Në Lipjan u mbajt tryeza ku u prezantuan rezultatet nga monitorimi i Planit të Veprimit Komunal për Barazi Gjinore!
Pjesëmarrësit, përfaqësues të institucioneve lokale, OJQ-ve dhe partnerëve të projektit, diskutuan për përparimin e bërë dhe boshllëqet e evidentuara gjatë procesit të monitorimit.
Në qendër të tryezës ishte ideja e bashkëpunimit të qëndrueshëm ndërmjet institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe ndërtimi i një qeverisjeje që dëgjon dhe reagon ndaj nevojave të komunitetit.
Ky takim shënon një moment të rëndësishëm për të nxitur transparencën dhe pjesëmarrjen e barabartë në vendimmarrje për një të ardhme më të barabartë gjinore.
Aktiviteti realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore të financuar nga European Union in Kosovo dhe implementuar nga UN Women Kosovo.


