Në Ferizaj u mbajt tryeza për prezantimin e gjetjeve nga monitorimi i Planit të Veprimit Komunal për Barazi Gjinore!
Tryeza mblodhi bashkë përfaqësues të institucioneve lokale, organizata të shoqërisë civile dhe partnerë të projektit, të cilët diskutuan me interes mbi arritjet dhe sfidat e hasura gjatë zbatimit të planit.
Në qendër të diskutimit ishte nevoja për një bashkëpunim më të fuqishëm ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe për një qeverisje që i përgjigjet në mënyrë të drejtë dhe efektive nevojave të qytetarëve.
Takimi shënoi një hap përpara drejt transparencës dhe përfshirjes së plotë në vendimmarrje, duke siguruar që barazia gjinore të mos mbetet vetëm në letër, por të bëhet realitet në jetën e përditshme.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Barazisë Gjinore dhe Qeverisjes së Përgjegjshme në Ferizaj, Lipjan dhe Viti”, i mbështetur nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, si pjesë e projektit Instrumenti për Barazi Gjinore, i financuar nga European Union in Kosovo dhe i implementuar nga UN Women Kosovo.


