Takim me Kosova Women’s Network mbi Dhunën me Bazë Gjinore

Sot, Follow Up ka pritur në takim Kosova Women’s Network (RrGK), ku u diskutua mbi hulumtimin e ri që RrGK ka nisur lidhur me dhunën me bazë gjinore.

Ky hulumtim fokusohet në financimin e shërbimeve për të mbijetuarit/at e dhunës, me qëllim që të mbështesë avokimin e bazuar në të dhëna ndaj institucioneve përkatëse, në mënyrë që të alokohet buxhet i mjaftueshëm për shërbime të specializuara.

Rezultatet e hulumtimit pritet të ndihmojnë në orientimin e politikave dhe planifikimeve buxhetore në vitet e ardhshme, duke e vendosur mbrojtjen nga dhuna në qendër të prioriteteve publike.

Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor sjell shërbime dhe jetë më cilësore për të gjitha gratë dhe vajzat