Follow Up pati kënaqësinë të organizojë ceremoninë e ndarjes së certifikatave të mirënjohjes në kuadër të eventit ‘Bizneset për Gratë.’
Përmes këtij akti simbolik, Follow Up shpreh falënderimin e thellë për bizneset, organizatat partnere, Ministrinë e Drejtësisë dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të vazhdueshëm.

Certifikatat u ndanë “Për mbështetjen dhe angazhimin në punësimin dhe fuqizimin e grave dhe vajzave të mbijetuara nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore.”
“Bizneset për Gratë” nuk është vetëm një slogan, por një angazhim i përbashkët për të ndërtuar një shoqëri ku gratë jetojnë me siguri, pavarësi dhe dinjitet.



