Maliqi Group – Partner në Mbështetje të Nënave Vetëushqyese

Ekipi i Follow Up vizitoi zyrat e Maliqi Group për t’u dorëzuar Certifikatën e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Përmes këtij partneriteti, Maliqi Group ka mbështetur nënat vetëushqyese duke ofruar pako ushqimore dhe higjienike, si dhe duke kontribuar në mirëqenien e tyre të përditshme.

Follow Up shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e tyre dhe për përkushtimin që tregojnë në mbështetjen e qëllimeve tona të përbashkëta.