Follow Up zhvilloi një takim me Fivestar Fitness, ku pati kënaqësinë t’u dorëzojë Certifikatën e Mirënjohjes për bashkëpunimin e frytshëm.
Përmes këtij partneriteti, Fivestar Fitness ka ofruar mundësi punësimi për gratë që Follow Up mbështet, si dhe ka mundësuar abonime falas në qendrën e tyre të fitnesit, duke kontribuar drejtpërdrejt në fuqizimin dhe mirëqenien e tyre.
Follow Up shpreh falënderimin e veçantë për Fivestar Fitness për përkushtimin dhe partneritetin e vazhdueshëm, me të cilin arrihen rezultate të shkëlqyera.



