Edukimi për Shoqëri pa Dhunë në Shkolla

Në Follow Up besojmë se edukimi për një shoqëri pa dhunë fillon në bankat e shkollës.

Përmes viteve, kemi mbajtur sesione vetëdijësuese dhe interaktive me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, duke diskutuar mbi:

  • Identifikimin dhe raportimin e dhunës
  • Edukimin seksual dhe marrëdhëniet e shëndetshme
  • Të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve

Qëllimi ynë është të fuqizojmë të rinjtë me dije dhe vetëbesim, në mënyrë që të rriten në një mjedis të shëndetshëm, ku ndihen të sigurt të shprehen dhe të kërkojnë ndihmë kur është e nevojshme.