Bashkëpunim i Ri me Departamentin e Punës Sociale

Me kënaqësi njoftojmë se Follow Up ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Departamentin e Punës Sociale, për të ofruar mundësi praktike për studentët e kësaj fushe.

Ky bashkëpunim synon të fuqizojë studentët duke u mundësuar të zhvillojnë aftësitë profesionale, të fitojnë përvojë të drejtpërdrejtë dhe të zgjerojnë rrjetin e tyre në fushën e punës sociale.

Follow Up falënderojnë Departamentin e Punës Sociale dhe Dekanin e Fakultetit Filozofik, Prof. Dr. Bekim Baliqi, për mbështetjen dhe gatishmërinë në realizimin e këtij bashkëpunimi të rëndësishëm.

Jemi të gatshëm dhe mezi presim të mirëpresim studentët dhe të kontribuojmë në zhvillimin e tyre profesional.