Follow Up dhe Mekanizmi Koordinues kundër Dhunës në Familje në Komunën e Prishtinës kanë përmbyllur me sukses aktivitetin e përpilimit dhe unifikimit të dokumenteve të brendshme të këtij mekanizmi.
Kjo punëtori dyditore është realizuar në kuadër të projektit “Shërbime për jetë të pavarur për të mbijetuarat e dhunës në familje dhe fuqizimi i rrjetit institucional për përkrahje”, të financuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale – Prishtinë.
Ky aktivitet ka forcuar bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet anëtarëve të mekanizmit, duke përmirësuar efikasitetin në mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje.
Përmes kësaj nisme u theksua përkushtimi i përbashkët për ndërtimin e një sistemi më efektiv dhe gjithëpërfshirës të reagimit institucional.
Ky projekt shërben si një shembull pozitiv për përmirësimin e ndërveprimit dhe bashkërendimit brenda Mekanizmit Koordinues në Komunën e Prishtinës.


