Follow Up ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Qendrën për Punë Sociale – Prishtinë për të mbështetur riintegrimin dhe fuqizimin e të mbijetuarave të dhunës në familje. Ky bashkëpunim synon të krijojë mundësi punësimi, të ofrojë shërbime mbështetëse për rritjen e aftësive dhe forcimin emocional, si dhe të organizojë aktivitete dhe trajnime për zhvillimin personal të pjesëmarrëseve.
Nënshkrimi i këtij dokumenti shënon një zotim të përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe të pavarur për gratë dhe vajzat që kanë përjetuar dhunë në familje.


