Follow Up është pjesë e grupit punues dhe avokues për zhvillimin e praktikave dhe procedurave të kontraktimit të Organizatave të Shoqërisë Civile (OShC) në ofrimin e shërbimeve publike.
Si organizatë që ofron shërbime sociale, kontributi dhe interesimi ynë është i qartë në përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet Pushtetit Qendror dhe ofruesve të shërbimeve të ndryshme.
Këto grupe punuese dhe avokuese janë themeluar nga Platforma Civikos, me mbështetjen e Programit për Angazhim Qytetar, një partneritet ndërmjet Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe USAID Kosovo.


