Hartimi i Rregullores së punës për Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje

Po hartohet Rregullorja e Punës për Mekanizmin Koordinues Kundër Dhunës në Familje në kryeqytet.

kuadër të projektit “Shërbime efikase dhe rrjet mbrojtës për viktimat potenciale dhe të dhunës në familje” të financuar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale – Prishtinë, u mbajt punëtoria dy-ditore për hartimin e Rregullores së Punës të Mekanizmit Koordinues Kundër Dhunës në Familje.

Falenderojmë të gjithë pjestarët e Mekanizmit Koordinues për punën e palodhshme për dy ditë pune produktive, që do ta lehtësojnë mbarëvajtjen e punës dhe bashkërendimit institucional🤝