Organizata Follow Up ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë Komunale për Arsim – Fushë Kosovë për ofrimin e trajnimeve dhe punëtorive me qasje inovative, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të shkollave në identifikimin, raportimin dhe trajtimin e dhunës në shkollë, familje dhe komunitet.
Ky është hapi i parë i një udhëtimi të ri për uljen dhe trajtimin e dhunës, duke siguruar që nxënësit të rriten dhe zhvillohen në një ambient të shëndetshëm dhe të sigurt, dhe që ata të marrin kujdesin dhe mbështetjen e duhur në rast të cenimit të sigurisë.


