Follow Up ishte një nga organizatat pjesëmarrëse në programin “Ngritja e kapaciteteve të organizatave për punën me pabarazinë gjinore në vendet rurale”, që mblodhi organizata nga Kosova, Shqipëria, Romania, Polonia, Gjermania dhe Greqia.
Gjatë këtij programi, prezantuam punën e Follow Up dhe u njoftuam me iniciativat e organizatave të tjera, duke ndarë praktika të mira dhe ide për projekte që synojnë luftimin e pabarazisë gjinore në rajon.
Follow Up falënderon Kosova Young Lawyers për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë program ndërkombëtar.


